Aktualitet

Natën rrebeshe shiu në zonat e përmbytura! Meteorologia: Java që vjen do të jetë më e ftohta e këtij muaji 

10 Janar 2021, 17:42 Nga DOSJA
Natën rrebeshe shiu në zonat e përmbytura! Meteorologia: Java

TIRANË- Meteorologja Adiola Bani, ka treguar se si do të jetë moti në vend gjatë natës së sotme dhe në ditët në vijim. Në një intervistë që ka dhënë për ReportTv, meterologia ka thënë  se gjatë natës do të ketë rreshje shiu në të gjithë vendin kryesisht në formë rebeshi, ku në veri dhe qendër herë pas herë bëhen intensive.

Ndërkohë për sa i pëet ditës së nesërme e në vijim në vend sipas saj do të ketë më pak reshje shiur ndërsa fundjava do të jetë e ftohtë me temperatura  që arrijnë deri në -10 gradë celsius në zonat malore.

Sot gjatë natës deri nesër në mëngjes priten reshje në të gjithë vendin kryesisht në forme rrebeshi ku në veri dhe qendër bëhen herë pas here intensive. Nesër në mesdite dhe në vijim presim me pak reshje në vend. Duke filluar nga e mërkura deri në fundjave mot më i qëndrueshëm, por shumë i ftohtë. Na pret 1 fundjavë e acartë ku temperaturat zbresin deri në -10  në zonat malore po ashtu dhe zonat perëndimore kalojnë në vlera negative gjatë mëngjesit“, tha Bani.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adiola bani moti ne shqiperi adiola bani moti ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2021, 16:28

SHKODËR- Për shkak të motit të keq që ka përfshirë që prej tre ditësh vendin tonë në Shkodër mbi 1600 hektarë tokë janë nën ujë në Shkodër. Mësohet se njës...