Politike

‘Pse nuk u mbyt Serbia…?!’/ I tregojnë të vërtetën lidhur me përmbytjet, Rama kapet me ndjekësit: Unë s

10 Janar 2021, 17:43 Nga DOSJA
‘Pse nuk u mbyt Serbia…?!’/ I tregojnë të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë sot nga Tirana për të parë nga afër të gjithë dëmin që ka bërë moti i keq në Shqipëri. ‘Ekperiencë’ që më pas, si zakonisht, e ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, duke shpërndarë pamje nga inspektimet në terren. 

Mirëpo ka gjetur edhe kohën për t’i përplasur me ndjekësit e tij, të cilët i kanë ‘përplasur’ realitetin duke i treguar vërtetë si është gjendja në vend, vetëm nga pak ditë reshje shiu. Për t’u “shfajsuar”, Rama mori shembullin e vendeve të tjera në Ballkan, si për t’u shfajësuar për situatën ku edhe ndodhemi; plotë 5 ditë nën pushtetin e ujit. 

BISEDAT E RAMËS ME NDJEKËSIT: 

Komentuesi: Paramendo shqiptarët ende merren me vërshime, vendet e rajonit merren me teknologji të dronve pa pilot.

Edi Rama: Po po, se nuk u mbyt Serbia para pak vitesh nga vershimet e nuk u bllokua gjysma e vendit me jave te tera! Pastaj ne dronet pa pilot i kemi plot ne fejsbuk, jane ata si ti qe e leshojne fjalen pa mendje

Komentuesi: Ik edhe inspekto rrugen qe te qon ne zonen adminisrative Ungrej edhe pastaj mburru per punet e mira qe po ben. 9 fshatra te bllokuara nuk janë pak.

Edi Rama: Une nuk mburrem, thjesht komunikoj, po nese ty s’te pelqejne faktet s’te ndihmoj dot!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama dhe komentuesit edi rama rama dhe komentuesit

Sondazh

Poll