Politike

DY MOMENTET! Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ujit, ministrat darkë me fleta ari, si u përsërit ‘gabimi’ i Fatos Nanos p

10 Janar 2021, 09:40 Nga DOSJA
DY MOMENTET! Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ujit, ministrat

TIRANË– Shqipëria prej 5 ditësh është ‘pushtuar’ nga moti i keq që ka shkaktuar probleme të mëdha në vend dhe përmbytje. Disa ditë më parë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, i cili paguhet me taksat e qytetarëve, lajmëroi për ditë me radhë marrjen e masave pasi Shqipëria do të përballej nga mot i keq dhe reshje të dendura shiu që do të rrezikonin daljen nga shtrati të lumenjëve në vend. 

Edhe pse alarmi u dha disa ditë rresht, asnjë masë nuk u mor nga ana e qeverisë, teksa kryeministri bashkë me ministrat ishte nisur për në Turqi, ku e priste një “tur” dy ditor me mikun e tij, presidentin Recep Tajip Erdogan.

Ndërsa më pas, nga Turqia u largua për në Greqi për të biseduar lidhur me rajonin dhe çështje “të rëndësishme”, jo si përmbytjet në Shqipëri. Edhe personi që la pas për ta zëvëndësuar, Erion Braçe nuk e ‘ndriti’ me deklaratën e tij, pasi u shpreh se përmbytje nuk kishte sepse ishin pastruar kanalizimet.

Me të parë “meme-t” që krijoi në rrjet deklarata e zëvendësit të tij, Rama u kthye me urgjencë për në Shqipëri, në mënyrë që të merrte vetë situatën nën kontroll, por kanë kaluar 5 ditë dhe vendi është ende nën ujë, dhjetra rrugë e ura janë prishur duke izoluar jetën e familjeve të tëra.  E gjitha vetëm sepse nuk merreshin dot masa për të përballuar situatën, ndërkohë që Rama kishte dalë nga vendi për pak ‘turizëm.’

Por nuk mbaron këtu, ministrat e tij, Arben Ahmetaj e Belinda Balluku janë filmuar duke drekuar në restorantin e Nusr-etit, bashkë më biznesmenin Samir Mane. Ndërkohë që ministrja Balluku dhe Ahmetaj duhet të jenë të parët në vijën e ‘luftës’ për shkak të situatës me të cilën po përballet vendi. Por mesa duket ka marrëveshje dhe argëtim më të rëndësishme. 

Kjo ngjarje kthen pas 17 vite, në kohën kur ish-kryeministri Fatos Nano, ishte larguar njësoj si pasardhësi i tij për pushime në Turqi, ndërkohë që në media dhe publikisht nuk e pranoi kurrë se çfarë kishte ndodhur. Teksa vendi përballej me tragjedinë e 9 janarit, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujrat e detit Jon duke tentuar që të largoheshin për në Itali.

I pyetur në një konferencë për mediat, Nano nuk e pranoi kurrë por u justifikua se ishte në spital, duke luajtur edhe ‘blofin’ për pasaportën.

“Kam qënë në spital, në Stamboll. Doni të dini edhe diagnozën?,”-u përgjigj Nano.

Ndërsa dje, ministrat kanë hedhur pak kripë mbi mishin e mbuluar me ar…Të prekurit e tërmetit le të presin ende në çadra, me shpresën se do të dalë dielli. 

LAJMI KRYESOR: Darka me Samir Manen në Dubai fut në telashe qeverinë, rrjeti i ‘masakron’, Rama: Pagoi biznesmeni arab

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fatos nano fatos nano ne buzuki qeveritaret ne dubai me samir manen edi rama fatos nano fatos nano ne buzuki qeveritaret ne dubai me samir manen

Sondazh

Poll