Aktualitet

Riparohet defekti nëë tubacionin e Bogovës, Berati rifurnizohet me ujë të pijshëm

9 Janar 2021, 21:59 Nga DOSJA
Riparohet defekti nëë tubacionin e Bogovës, Berati rifurnizohet

BERAT– Qarku i Beratit tashmë mund të rifurnizohet me ujë të pijshëm. Dosja.al ka mësuar se punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime Berat kanë riparuar defektin në tubacionin e Bogovës dhe kjo gjë ka bërë që i gjithë qarku të ketë tashmë ujë të pijshëm.

Pasdite u raportua se qarku i Beratit, ku përfshihet Kucova e Bogova kishin mbetur pa ujë të pijshëm. Por tashmë gjithçka është sistemuar.

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë.

Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat moti i keq ne shqiperi berat moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll