Aktualitet

DY MËNYRAT/ Me FACE ID dhe plotësim formulari, zbardhet drafti i KQZ-së për projektvendimin e votës së emigrantëve, si do

9 Janar 2021, 20:42 Nga DOSJA
DY MËNYRAT/ Me FACE ID dhe plotësim formulari, zbardhet drafti i

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ngrejë një sistem të veçantë që do mundësojë regjistrimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Dosja.al ka mësuar se drafti për projektaktin “Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për Zgjedhjet e Kuvendit” është përfunduar dhe është në process konsultimi.

Përmes këtij projektvendimi, KQZ-ja kërkon që edhe emigrantët ashtu si banuesit në Shqipëri, të deklarojnë fillimisht vendbanimin dhe adresën e tyre të saktë. Më pas, në mënyrë që të votojnë, emigrantët do të duhet të plotësojnë të gjitha të dhënat personale në sistemin e ngritur nga KQZ. Sistemi do të jetë i aksesueshëm në ëeb në formën e një aplikacioni të shkarkueshëm edhe në smartphone.

Pasi ta ketë shkarkuar, shqiptari me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që kërkon të votojë duhet të plotësojë të gjitha të dhënat/ fushat që i kërkon sistemi si:

6) Sistemi duhet t’i kërkojë zgjedhësit/ aplikantit nëse ai/ ajo ka bërë regjistrimin e adresës së vendbanimit të përhershëm jashtë vendit në “Programin e regjistrimit të adresës”, pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

7) Nëse përzgjidhet “Jo”, do te njoftohet me një mesazh paralajmërues për detyrimin qe ka shtetasi te aplikoje pranë shërbimit ne DPGJC për te regjistruar vendbanimin e tij duke i ofruar linkun përkatës dhe se aplikimi i tij nuk do te vazhdoj te përpunohet pa kryer këtë regjistrim.

8) Nëse përzgjidhet “Po” dhe të dhënat e tjera/përbërësit zgjedhor të tij/saj janë të sakta sistemi e informon se ai/ajo është kandidat për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve qe banojnë jashtë vendit.

Mënyra e dytë është nëpërmjet FACE ID.

Votuesit duhet t’i kërkohet të instalojë në smartphone e tij një aplikacion i cili do të përdoret për të automatizuar procesin e identifikimit te tij nëpërmjet teknologjive “Face ID”. Aplikacioni do të kryejë krahasimin e pamjes së tij (foto selfie) me foton në dokumentin e identifikimit. Aplikacioni do të jetë i aftë të dallojë që personi në fjalë është i vërtetë dhe jo një foto (livenes identification). Aplikacioni do të verifikojë pamjen e shtetasit sa here që ai e përdor atë. Ne rast se shtetasi nuk ka një smartphone të aftë të mbajë aplikacionin, atij do ti ofrohet mundësia ta kryeje të njëjtën procedure duke u lidhur me një faqe web (pjese e sistemit qendror) nëpërmjet një kompjuteri me kamera.

Sistemi qendror do te analizoje te dhënat e marra nga procesi i regjistrimit për të verifikuar saktësinë e tyre duke komunikuar me bazat e të dhënave shtetërore si Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, Regjistri i adresave të shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë vendit apo regjistra të tjerë që mund të ndihmojnë në verifikimin dhe saktësimin e të dhënave. Nëse këto të dhëna përputhen, sistemi finalizon regjistrimin në listën e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit. Me këtë rast sistemi i dërgon me e-mail ne kontaktet e deklaruara linku-n personal/unik dhe te dhënat e duhura unike qe i japin mundësi te marre pjese ne votim. Në këtë mënyrë është hapur edhe “llogaria” personale në sistem për aplikuesin.

Nëse këto të dhëna nuk përputhen sistemi do të njoftoje automatikisht shtetasin për rezultatet e mospërputhshmërisë/mos regjistrimin e tij.

Projektvendimi per regjistrimin e votuesve nga jashte vendit

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drafti per voten e emigranteve votimi i emigranteve drafti per voten e emigranteve votimi i emigranteve

Sondazh

Poll