Politike

“Asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e pëmbytura.” Paloka-Ramës: Boll bëre gaztorin siç k

9 Janar 2021, 17:35 Nga DOSJA
“Asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë

TIRANË– Edi Paloka i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos bëjë gazmorin si zakonisht por që tu përgjigjet e tu vijë në ndihmë banorëve që prej ditësh ndodhen të izoluar. 

Në një postim në rrjetet sociale, ndërkohë që e gjithë Shqipëria ndodhet nën ujë prej ditësh, Paloka shkruan se për 8 vjet shqiptarët kanë provuar në kurrizin e tyre mashtrimet dhe gënjeshtrat e Edi Ramës që përballë varfërisë dhe pamundësisë në rritje të shqiptarëve ka prodhuar vetëm propagandë.

Sipas Palokës, asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e pëmbytura dhe nuk siguron ushqim për familjet në vështirësi apo kalimin në rrugët e shkatërruara nga përmbytjet.

“Sot nuk është dita që kryeministri të bëjë gaztorin si zakonisht, por t’u vijë në ndihmë banorëve që janë izoluar, janë në vështirësi ekonomike apo kanë humbur gjithçka kishin, të mbjella dhe ushqim për bagëtinë nga përmbytjet. Për 8 vjet shqiptarët kanë provuar në kurrizin e tyre mashtrimet dhe gënjeshtrat e Edi Ramës që përballë varfërisë dhe pamundësisë në rritje të shqiptarëve ka prodhuar vetëm propagandë. Asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e pëmbytura, nuk siguron ushqim për familjet në vështirësi apo kalimin në rrugët e shkatërruara nga përmbytjet. Ecejaket e Edi Ramës në zonat e përmbytura me cirkun shëtitës të propagandës nuk ndihmojnë askënd që sot ka nevojë për ndihmë dhe jo për batuta bajate,”- shkruan Paloka.

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi rama moti i keq ne shqiperi edi paloka edi rama moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll