Politike

Vizita e Ramës në Greqi, PDIU: “Shija e shkëlqyer e drekës me grekët”, ka qenë vetëm për Ramën, jo për shqiptarët

9 Janar 2021, 11:32 Nga DOSJA
Vizita e Ramës në Greqi, PDIU: “Shija e shkëlqyer e

TIRANË– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas vizitës së ditës së djeshme të Kryeministri Rama në Greqi. 

Në një deklaratë për shtyp,  PDIU shprehet se përkundër përpjekjes së mediave afër Kryeministrit Edi Rama për të krijuar idenë e një roli ndërmjetës të tij midis Greqisë dhe Turqisë, në sytë e shqiptarëve mbeten faktet kokëforta.

Ndër të tjera theksohet se nuk ka asnjë transparencë nga takimet me Kryeministrit në Greqi, ndërsa e konsidenton heshtjen e kreut të qeverisë një kthim shpine ndaj interesit kombëtar.

Deklarata e plotë:

Qasja e zgjedhur prej tij për t’u përballur me palën greke është rreptësisht personale: pa shoqërues politikë, pa staf, pa diplomatë, i vetëm fillikat. Kësisoj është plotësisht legjitime që kënaqësisë së tij për “shijen e shkëlqyer për drekën me grekët”, ne t’i kundërvëmë faktet.

Pse kreu i qeverisë shqiptare, edhe pak muaj në pushtet, zgjedh të shkojë vetëm në një drekë të tillë? Ndërkohë që kryeministri grek shoqërohej nga Ministri i tij i jashtëm dhe ish-ambasadorja greke në Tiranë, pse Rama në kundërshtim me çdo protokoll dhe në mënyrë të përsëritur nuk do dëshmitarë në takimet me palën greke? Kush mban shënime, kush i jep këshilla, kush përfaqëson memorien institucionale, cila është agjenda e tij tematike?

Rama flet vazhdimisht për “darka të bukura”, siç bëri në shtator 2020, dhe “shije të mrekullueshme mikpritjeje”, “për marrëdhënie të shkëlqyera” në janar 2021. Mirëpo faktet kokëforta na tregojnë se nga ky përmirësim marrëdhëniesh përfiton vetëm pala greke. Ajo ka avancuar një agjendë interesash të saj, që i ngjan një menuje të mrekullueshme vetëm për grekët: zgjerimi i detit territorial n 12 milje; procesi i pritshëm i censusit me vetëdeklarim; mbajtja në këmbë e ligjit të luftës; mosndryshimi i qasjes ndaj Çamërisë martire; zgjerimi i varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri; zgjerimi i zonave minoritare apo homogjene në Vlorë, Konispol, Përmet, etj.

Cila është axhenda jonë e interesave? Rama nuk është transparent, bisedon i vetëm, nuk jep informacione. Kush e di si funksionon ai, e di që nëse do të kishte përparim në “kërkesat e të ashtuquajturës shportë shqiptare të problemeve historike apo moderne”, Rama do t’ i bënte publike. Mirpo heshtje.

Një arrogancë e tillë e kreut të qeverisë sonë; një megallomani servile nuk fsheh gjëra të mira. PDIU do të vijojë të denoncojë këtë prapakthehu të qeverisë sonë, të kreut të saj, këtë kthim shpine ndaj interesit tonë kombëtar pavarësisht se kjo po tentohet të kamuflohet me kinse një rol mesazhpërcjellësi të Ramës midis Turqisë dhe Greqisë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reagon pdiu vizita e rames ne greqi reagon pdiu vizita e rames ne greqi

Sondazh

Poll

Politike 9 Janar 2021, 11:31

FIER– Kryeministri Edi Rama ka qënë prezent në Levan të Fierit prej nga inspektoi nga afër vendin pas reshjeve të shumta të shiut. Gjatë takimit me banorët sigu...