Politike

Ndërtimi i spitalit në Fier/ Rama jep udhëzimet, ndan detyrat: Javën tjetër nis puna, qeveria turke do e ndërtojë për 3

9 Janar 2021, 11:57 Nga DOSJA
Ndërtimi i spitalit në Fier/ Rama jep udhëzimet, ndan detyrat:

FIER–Kryeministri Edi Rama është shprehur nga Fieri se së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e spitalit që u premtua nga Erdogani. Teksa ndodhej së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, Rama u shpreh se qeveria turke ka dhënë 3 muaj kohë për ndërtimin e spitalit në Fier që do të ketë personel turk.

Shërbimi do të jetë falas shtoi Rama ndërkohë që i drejtohej skuadrës duke i thënë se nga ana e qeverisë shqiptare do të jenë në dispozicion çdo gjë që do të kërkohet për punimet e spitalit.

‘Menaxheri, shefat e pavijoneve do të jenë të sistemit shëndetësor të republikës turke. Ajo do të shërbejë me të njëjtat standarte në aspektin financiar, do të këtë shërbim falas. Burimet njerëzore do të administrohen nga vetë ata, do të rekrutohen mjekët dhe infermierët, do të shërbejë si laborator i dijeve të transferuara, rritje të kapacieteteve. Do të realizojë objektivin, që në Fier të këtë një spital për gjithë zonën e jugut. Në vend që të ikin në Turqi, të mund të vijnë këtu sikur të jenë në mes të Stambollit. Ky spital do të ndërtohet nga tre muaj, zona duhet të jetë në anë të autostradës, duhet të ketë akses të plotë në infrastrukturë. Javën tjetër fillon puna, vijnë njerëzit e ngarkuar për këtë punë, projektin janë duke e bërë gati. Ne do ti vejmë në shërbim gjithcka, asnjë zvarritje, kjo është detyra jone, duhet bërë sa hap e mbyll sytë, do ngrej një skuadër me tre veta që të merren me këtë punë. Do ti shpërbejmë ne. Ministrja ka caktuar një person vetëm për Fierin. Ne duhet të jemi në rregull nga ana jonë, ata thonë e bëjnë për tre muaj, ta bëjnë për tre. Të shkojmë ta shikojmë si vend. Sepse ky do të jetë një spital shëmbyllyre, të jetë i aksesueshëm nga të gjithë.’- u shpreh Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne fier edi rama ne fier

Sondazh

Poll

Politike 9 Janar 2021, 11:31

FIER– Kryeministri Edi Rama ka qënë prezent në Levan të Fierit prej nga inspektoi nga afër vendin pas reshjeve të shumta të shiut. Gjatë takimit me banorët sigu...