Politike

Gjunkshi nxjerr pamjet nga Dibra: E përkëdhelura e qeverisë, kompania e nipit të Sadri Abazit doli zbuluar nga shiu, 13 fsha

9 Janar 2021, 17:07 Nga DOSJA
Gjunkshi nxjerr pamjet nga Dibra: E përkëdhelura e qeverisë,

DIBËR– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka denoncuar faktin se 13 fshatra të Zall Dardhës dhe Reçit në Dibër janë të izoluar prej dy ditësh, si pasojë e motit të keq në vend. Gjunkshi ka publikuar një video ku shihet se si përroi ka mbushur me inerte tobinon dhe ka dalë sipër, duke gërryer rrugën dhe duke e bërë atë të pakalueshme.

Sipas Gjunkshit, moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm, kanë nxjerrë zbuluar kompaninë “Alko Impex” e Arbr Abazit (nipi i Sadri Abazit), e cila ka dërguar vetëm një fadromë të vogël pa mundur të rregullojë rrugën. Gjunkshi shton se kjo gjë tregon se Rilindja favorizon kompani klienteliste, paguan më shtrenjtë edhe për punë që nuk kryhen, duke nxjerrë zbuluar dhe një nga kompanitë më të përkëdhelura të qeverisë.

Postimi i Xhemal Gjunkshit

Firma “Alko Impex” e Arbër Abazit, e përkdheluara e qeverisë e paaftë të menaxhojë situatën. 13 fshatra të Zall Dardhës dhe Reçit prej dy ditësh qëndrojnë të izoluar…Ky është përroi i Lashkizës, i cili ka shkatërruar rrugën në hyrje të Zall Dardhës. Përroi ka mbushur me inerte tobinon dhe ka dalë sipër, duke gërryer rrugën dhe duke e bërë atë të pa kalueshme.

Edhe pse ka dy ditë e dëmtuar, firma që ka mirëmbajtjen e rrugës ka dërguar një fadromë të vogël dhe ende nuk ka mundur të regullojë rrugën, dhe as ta bëjë të kalueshme atë. Kjo situatë nxori zbuluar dhe tregoi se kompania “Alko Impex” që ka marrë mirëmbajtjen e rrugës është favorizuar dhe ka marrë tenderin me vlerën maksimale, në mënyrë abuzive.

Kjo situatë tregon se Rilindja favorizon kompani klienteliste, paguan më shtrenjtë edhe për punë që nuk kryhen. Zall Dardha, Reçi, Lura dhe gjithë Dibranët, janë lënë në mëshirë të fatit, të izoluar dhe të vjedhur me tendera korruptiv “alla/Rilindas’. Dibranët nuk meritojnë të mashtrohen, vidhen dhe grabiten.

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dibra e permbytur moti i keq ne shqiperi xhemal gjunkshi dibra e permbytur moti i keq ne shqiperi xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll

Politike 9 Janar 2021, 11:31

FIER– Kryeministri Edi Rama ka qënë prezent në Levan të Fierit prej nga inspektoi nga afër vendin pas reshjeve të shumta të shiut. Gjatë takimit me banorët sigu...