Politike

I treti! Largim tjetër nga LSI-ja, Aleksandër Lipivani i bashkohet Partisë Socialiste

9 Janar 2021, 13:31 Nga DOSJA
I treti! Largim tjetër nga LSI-ja, Aleksandër Lipivani i bashkohet

TIRANË– Largim tjetër nga LSI! Këtë herë është ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani i cili ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste.

Lipivani ka vendosur të bashkëngjitet me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Kjo lëvizje vjen pas dy të tjerave që ndodhën në ditët e fundit.

Së fundmi, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, një zë i rëndësishëm brenda radhëve të LSI-së, vendosi t’i bashkohet PS. Nga Berati ku u shfaq krah Blendi Klosit, ai tha se Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente. Edhe ish-ministrit tjetër Lefter Koka, zgjodhi t’i bashkohet PS dhe braktisi LSI-në.

Nuk dihet nëse do të ketë lëvizje të tjera nga kjo parti.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander lipivani aleksander lipivani largohet nga lsi aleksander lipivani aleksander lipivani largohet nga lsi

Sondazh

Poll

Politike 9 Janar 2021, 11:31

FIER– Kryeministri Edi Rama ka qënë prezent në Levan të Fierit prej nga inspektoi nga afër vendin pas reshjeve të shumta të shiut. Gjatë takimit me banorët sigu...