Politike

Rama shkon vetë në vendin ku do ndërtohet spitali, e ‘studion’ mirë, zgjedh zonën pranë Bypassit të Fierit

9 Janar 2021, 12:44 Nga DOSJA
Rama shkon vetë në vendin ku do ndërtohet spitali, e

FIER– Spitali Rajonal i Fierit do të ndërtohet pranë Bypassit të Fierit. Kryeministri Edi Rama është shprehur se spitali i ri duhet të ishte krah autostradës, ndaj është vendosur që ai të ndërtohet pranë Bypassit.

Ka qenë vetë Rama që pasi ka parë zonën krah Bypassit të Fierit, ka kërkuar nga kryebashkiaku Armando Subashi që të bëhen gati të gjitha dokumentet për shpronësimin banorëve të zonës.

“Zona ku do të ndërtohet Spitali i Ri Rajonal, i cili do t’i shërbejë jo vetëm Fierit, po krejt zonës së jugut dhe jo vetëm, do të jetë pranë Bypass -it të ri e do të garantojë një akses të menjëhershëm nga aksi kryesor në hapësirën shembullore të shërbimit shëndetësor.Ky spital është një premtim prej disa dekadash që do të bëhet realitet në muajt në vijim, pas shumë përpjekjesh të bëra nga ana jonë që më në fund po materializohen me sukses”, shkruan Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne fier edi rama ne fier

Sondazh

Poll

Politike 9 Janar 2021, 11:31

FIER– Kryeministri Edi Rama ka qënë prezent në Levan të Fierit prej nga inspektoi nga afër vendin pas reshjeve të shumta të shiut. Gjatë takimit me banorët sigu...