Politike

‘Reshjet do të shtohen’, Peleshi inspekton situatën në Obot të Shkodrës: Po bëhet menaxhim i mirë i kaskadës

9 Janar 2021, 11:47 Nga DOSJA
‘Reshjet do të shtohen’, Peleshi inspekton situatën

SHKODËR – Nga Oboti i Shkodrës, teksa inspektoi punën e bërë për përmirësimin e situatës së përmbytjeve, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se të gjitha forcat janë në gatishmëri.  Ministri bëri të ditur se është bërë një menaxhim i mirë i kaskadës së Drinit, gjë që mund të parandalojë rëndimin e situatës nga shtimi i reshjeve në vijim.

E rëndësishme është të mos kemi përmbytje në Fushën e Bushatit dhe gjasat janë që do të arrijmë ta evitojmë. Pavarësisht se reshjet do të shtohen sot dhe sidomos pasnesër në datën 11, por po bëhet një menaxhim shumë i mirë i kaskadës.
Sot kam komunikuar edhe me drejtorin e KESH, dje edhe me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë kemi pasur një komunikim intensive, po menaxhohet mirë kaskada. Fierza po punon për të mbyllur dhe ka akoma rreth 10 metra rezervë për tu mbushur. Edhe në Vaun e Dejës ka shkarkime normale, shpresojmë që nuk do të përkeqësohet situate. Sa i takon njeriut, jemi të gjithë në gatishmëri.
 Ne do të jemi prezent për të ndihmuar shtabet pranë bashkive, institucionin e perfektit të cilin dua ta përgëzoj ka bërë një punë shumë të mirë koordinative. Janë 10tra trupa të FA, të Komandës Mbështetëse prezente aktualisht dhe qindra të tjerë janë në dispozicion. Sic e shihni këtu është i domosdoshëm mjeti për komunikimin me fshatin i cili e ka ndërprerë rrugën për shkak të përmbytjes, por ne kemi siguruar aksesin e banorëve të fshatit përmes mjeteve tona të FA. Janë marr të gjitha masat dhe shpresoj se do të menaxhohet shumë mirë, kemi rezultate të mira krahasuar me vitet e kaluara për të njëjtën sasi prurjesh. Nëse dëshironi një shifër ditën e djeshme prurjet në hidrocentrale kanë qenë rreth 4200m3/sec dhe kemi situatën që ju shihni”, është shprehur Peleshi.

Rreshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjeljë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë dhe Vlorë. Moti ka qenë i paqëndrueshëm duke sjellë përmbytje, rrëshkitje dherash, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të disa fshatrave.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike moti i keq ne shqiperi niko peleshi inspekton obotin ne shkoder moti i keq ne shqiperi niko peleshi inspekton obotin ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 9 Janar 2021, 11:31

FIER– Kryeministri Edi Rama ka qënë prezent në Levan të Fierit prej nga inspektoi nga afër vendin pas reshjeve të shumta të shiut. Gjatë takimit me banorët sigu...