Politike

9 Janar 2021, 11:31 Nga DOSJA

FIER– Kryeministri Edi Rama ka qënë prezent në Levan të Fierit prej nga inspektoi nga afër vendin pas reshjeve të shumta të shiut. Gjatë takimit me banorët sigurisht që nuk munguan as batutat.

‘Unë mbaj mend se në këtë zonë gjithçka ka qënë nën ujë, ata rrinin në kat të dytë se këtu ishte pishinë. Ku ne ecim, lundronin varkat. Mbaj mend para tre vjetësh ishe në kat të dytë, shikoje oqeanin . Çfarë ju ndërtonit ditën vinte Vjosa dhe ju thoshte hajde ndërtojeni nga e para.’- tha Rama.

Në Facebook, aty ku postoi dhe videon, Rama shkroi se në atë zonë është bërë punë e madhe për vite me rradhë.

‘Falë punës së madhe të bërë disa vjet rresht në pastrimin e kanaleve të bllokuara me dekada, sistemimin e magjistraleve të tyre me skarpate betoni, si edhe punës së përbashkët me Forcat e Armatosura ne forcimin e në ngritjen e kuotës së argjinaturave, po kalojmë me sukses testin e rreshjeve masive, të cilat në kohë të tjera do kishin sjellë përmbytje masive banesash, mbytje bagëtish dhe kërcënim serioz për jetën e njerëzve!
Kjo zonë kritike ku Vjosa bënte namin në të shkuarën duke shpërthyer nga shtrati, e marrë përpara mijëra banesa, është një provë shembullore e punës së bërë me vite për një ditë të keqe’- shkroi Rama në Facebook.

Dosja.al siguroi dhe video kur kryeministri mbërriti në Levan pak orë më parë, aty ku dukeshin dy makinat e eskortës së tij.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne fier edi rama ne fier

Sondazh

Poll