Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina humb kontrollin, përmbyset në mes të rrugës, shpëton efektivi i policisë

9 Janar 2021, 08:17 Nga DOSJA
Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina humb kontrollin,

KORÇË– Mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Maliq është raportuar një aksident.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se mjeti i cili drejtohej nga efektivi i policisë ka dalë nga rruga në afërsi të kryqëzimit të Libonikut, ndërsa dyshohet se shkak për këtë të jetë bërë lagështira në rrugë e si pasojë mjeti ka rrëshkitur dhe është përmbysur.

Burimet thanë se oficeri i Policisë Kufitare pasi ka lënë punën mëngjesin e sotëm ka udhëtuar drejt kryeqytetit aty ku edhe banon. Por në një kthesë jo më larg se 100 m nga kryqëzimi i Drithasit drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur fillimisht me sinjalistikat rrugore dhe më pas me murin rrethues të një biznesi privat duke shkaktuar kështu edhe plagosjen e  oficerit të policisë i cili ka qënë i vetëm në mjet.

Nga spitai i Korçës bëhet me dije se gjendja është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Mjeket nuk e përjashtojne mundësinë që të dërgojnë 29-vjeçarin për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce-maliq aksident ne korce-maliq

Sondazh

Poll