Aktualitet

Pasojat e shiut/ Dëmtohet çatia e pallatit 3-katësh në Lezhë, apartamentet mbushen me ujë

9 Janar 2021, 08:04 Nga DOSJA
Pasojat e shiut/ Dëmtohet çatia e pallatit 3-katësh në

LEZHË-Banesat kanë marrë dëmtime nga shirat e dendur që kanë rënë në vend përgjatë tre ditëve. Mësohet se në qytetin e Lezhës uji ka depërtuar brenda apartamenteve dhe në bizneset që ndodhen në katin e parë.

Ndërkohë Dosja.al ka siguruar pamjet që vijnë nga çatia e një pallati 3-katesh në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës i cili është dëmtuar nga moti i keq. Objekti i ndërtuar para viteve 80 ka patur dëmtime që nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të dhe situata e motit e ka përkeqësuar edhe më shume situatën.

Situata në vend është ende e rëndë. Shumë qytete janë përmbytur, banesa po ashtu duke lënë në qiell të hapur qytetarët. IGJEUM ka paralajmëruar se kjo gjendje do të vijojë deri më 11 janar.

Shqipëria ‘nën ujë’! Shkodra dhe Lezha mbeten më të rrezikuara, Fushë-Kruja mbetet e përmbytur, reshje do të vijojnë në të gjithë territorin e vendit

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe moti i keq ne shqiperi lezhe moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll