Aktualitet

Për orë të tëra në det! 50 klandestinët dërgohen në spitalet e Vlorës dhe Tiranës për kurim, mes tyre fëmijë

9 Janar 2021, 06:44 Nga DOSJA
Për orë të tëra në det! 50 klandestinët

VLORË– Sirianët të cilët u gjetën mbrëmjen e djeshme në Vlorë janë dërguar për mjekim të specializuar në spitalet e Vlorës dhe të Tiranës. Dosja.al mëson se 16 persona morën menjëherë ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra janë nisur drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të policisë. Ishin sirianët ata të cilët kërkuan ndihmën e autoriteteve pasi kishin mbi tre orë në det. Mjeti lundrues i tipit gomone mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra për shkak të erërave të forta në drejtim jug- perëndim.

Rreth 50 klandestinë nga Lindja e Mesme ( Sirianë) qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptare.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden 50 emigrante ne vlore vlore gjenden 50 emigrante ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2021, 20:13

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka zbritur mbrëmjen e sotme në terren në Novoselë së bashku me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin ...