Aktualitet

Liqeni i Shkodrës dhe Drini mbeten në kuotat maksimale, rrëshqitjet e dherave dhe gërryerja e tokës ende vijojnë

9 Janar 2021, 07:10 Nga DOSJA
Liqeni i Shkodrës dhe Drini mbeten në kuotat maksimale,

SHKODËR– Shkodra është një nga qytetet me pasojat më të rënda nga përmbytjet që kanë pushtuar Shqipërinë ditët e fundit. Bashkia e qytetit njoftoi se problemet po shtohen me rritjen e nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës në zonën e Livadeve dhe Dobraçë, me ndërprerjen e qarkullimit midis fshatrave, ndërprerjen e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike.

Po ashtu, rreziqet po rriten nga gërryerja e tokës bujqësore. Nga informacionet më të fundiz zyrtare të orës 23:00 mbrëmë. Mësohet se për shkak të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.

Gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në Bardhaj dhe gërrryerja nga lumi Drin tek Harku i Bërdicës në fshatin Bërdicë e Sipërme ende vijonë dhe ditën e sotme. Në Velipojë, ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll dhe bashkia ka dërguar një fadromë për pastrimin.

Hidrometri në Dajç në orën 23.00, shënoi kuotën 6.25 m. (Kuota max 6.30 m)

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 23.00, shënoi 8.25 m. (Kuota max 8.70 m)

Hidrometri i lumit Drin në orën 23.00, shënoi kuotën 7.05 m. (Kuota max 7.50 m)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shkoder moti i keq ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll