Aktualitet

Lumi Drin kthehet në shtrat, ulet niveli i prurjeve në Vjosë/ Përmbytje në Fushë-Krujë, banesat janë ‘nën ujë’

9 Janar 2021, 07:44 Nga DOSJA
Lumi Drin kthehet në shtrat, ulet niveli i prurjeve në Vjosë/

FUSHË KRUJË– Gjatë natës së djeshme pati një lehtësim të situatës së përmbytjeve në vend, çka çoi që niveli i ujit në lumin Vjosë të shënonte rënie. Reshjet e dendura të shiut që ranë në ditët e mëparshmë bënë që vendi të ishte në një gjendje të rëndë.

Një lajm i mirë vjen dhe nga lumi Drin. Mësohet se është rikthyer në shtrat. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji.

Në disa prej këtyre banesave uji ka depërtuar brenda, duke i përmbytur. Aktualisht nga parashikimet meteorologjike të IGJEUM, thuhet se deri në 11 janar do të ketë reshje intensive të shiut.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë moti i keq ne shqiperi fushë-krujë moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll