Aktualitet

Dita e katërt ‘nën ujë’! Shkodra, Lezha e Fushë-Kruja, mbeten më të rrezikuara, çahet rruga në mes. Shemben pesë ur

9 Janar 2021, 06:53 Nga DOSJA
Dita e katërt ‘nën ujë’! Shkodra, Lezha e

TIRANË-Shkodra dhe Lezha janë zgjuar më të qeta ditën e sotme, por mbeten të rrezikuara. Rrëshqitjet e e dherave ende vijojnë në këto qytete ndërsa në Fushë-Krujë mësohet se banesat janë nën ujë.

Kreu i emergjencave civile Haki Çako është shprehur se sot ka një rënie të nivelit të ujërave për shkak të ndërprerjeve të reshjeve të shiut. Ndërkohë lumi Drin është kthyer në shtratin e vet ndërsa në lumin Vjosë janë ulur prurjet.

Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore, herë pas here do kemi pauz të reshjeve në vendin tonë. Parashikohet që edhe pjesë e dytë e ditës të mbetet në të njëjtat kushte atmsoferikë.Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 12°C.Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Nga parashikimet meteorologjike të IGJEUM, thuhet se deri në 11 janar do të ketë reshje intensive të shiut.Sipas Meteoalb, gjatë orëve në vijim pritet një përmirësim i situatës, ndërsa reshjet do të rikthehen gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit të ditës së nesërme. Rreshjet do të rifillojnë pas mesnate dhe kulmi do të jetë gjatë orëve 03:00-06:00 në pjesën qendrore dhe veri-perëndimore të vendit ku do të ketë 15-20 milimetra shi në orë.

Rreshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjeljë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë dhe Vlorë. Shiu ka sjellë përmbytje në shumë zona të Bulqizës, ndërsa si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit. Prej ditësh moti ka qenë i paqëndrueshëm duke sjellë përmbytje, rrëshkitje dherash, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të disa fshatrave.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2021, 20:13

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka zbritur mbrëmjen e sotme në terren në Novoselë së bashku me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin ...