Aktualitet

Qëndruan 3 orë në det! 50 sirianët rrezikonin mbytjen, telefonuan policinë për ndihmë. Dërgohen në spital për mjekim,

9 Janar 2021, 07:01 Nga DOSJA
Qëndruan 3 orë në det! 50 sirianët rrezikonin mbytjen,

VLORË– Emigrantët nga Siria u shpëtuan mbrëmjen e djeshme në Vlorë nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë. 50 sirianë, mes tyre fëmijë dhe gra të cilët kishin si destiancion Italinë, u gjendën në një situatë tepër të vështirë. Gomonia me të cilën ishin duke lunduar u ça duke bërë që personat që ishin në të të qëndronin për më shumë se tre orë në qiell të hapur dhe pa asnjë shpresë. Dosja.al mëson se salla operative Fier dhe Vlorë mori një telefonatë nga një person i huaj se në derdhje të lumit Vjosë ishte një gomone që po mbytej.

Në sallën e policisë Vlorë personi ka kërkuar ndihmë:“Gomonia po mbytet, ndihmë”. Për këtë u njoftua QNOD për të dërguar Rojen Bregdetare nga Sazani, në drejtim të derdhjes së Vjosës.

Menjëherë sapo u bë i mundur shpëtimi i tyre ata janë transportuar në spitale për të marrë mjekimin e duhur. Dosja.al mëson se 16 persona morën menjëherë ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra janë nisur drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare. Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të policisë. Një prej tyre ka dëshmuar se kanë paguar para në mënyrë që të shkojnë drejt vendeve të Europës, kryesisht drejt Italisë.

Ende nuk ka asnjë person të shoqëruar të cilët mund të kenë organizuar këtë trafikim të klandestinëve. Ndërkohë që strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te emigranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden 50 emigrante ne vlore vlore gjenden 50 emigrante ne vlore vlore

Sondazh

Poll