Aktualitet

“Ndihmë, po mbytemi”/ Kapja e klandestinëve në Vlorë, telefonata që zbuloi rrjetin e trafikimit

9 Janar 2021, 06:27 Nga DOSJA
“Ndihmë, po mbytemi”/ Kapja e klandestinëve në

VLORË– Sirianët që u shpëtuan mbrëmjen e djeshme nga rojet bregdetare pasi rrezikonin mbytjen ishin ata që telefonuan për ndihmë. Dosja.al mëson se salla operative Fier dhe Vlorë mori një telefonatë mbrëmjen e djeshme se në derdhje të lumit Vjosë ishte një gomonë që po mbytej.

Në sallën e policisë Vlorë një person ka kërkuar ndihmë. “Gomonia po mbytet, ndihmë”. Për këtë u njoftua QNOD për të dërguar Rojen Bregdetare nga Sazani, në drejtim të derdhjes së Vjosës.

Klandestinët aktualisht janë sjellë në portin e Vlorës, ku dhe do të merren në pyetje. Ende nuk ka informacion nëse ka shqiptar të shoqëruar. Ndërkohë që strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te emigranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

50 emigrantët u gjendën mbrëmjen e djeshme në një gomonë ne Vlorë. Në mes të motit të furishëm, emigrantët ishin futur në ujë, por për shkak të fryrjes së lumit, ngecën në grykëderdhjen e Vjosës prej nga kërkuan ndihmë.  Të gjithë emigrantët do të niseshin për në vendin fqinj, siç kishin rënë dakort me trafikantët që i kishin marrë përsipër për t’i trafikuar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden 50 emigrante ne vlore vlore gjenden 50 emigrante ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2021, 20:13

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka zbritur mbrëmjen e sotme në terren në Novoselë së bashku me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin ...