Sport

E mbani mend Peter Olayinkën? Tani sulmuesi kërkohet në Bundesligë, Skënderbeu shpreson të mbushë arkat

8 Janar 2021, 13:50 Nga DOSJA
E mbani mend Peter Olayinkën? Tani sulmuesi kërkohet në

GJERMANI– Ishte vetëm 18-vjeç kur “pushtoi” Kategorinë Superiore me talentin e tij. Fillimisht u shfaq te Bylisi në moshën 16-vjeçare, më pas Skënderbeu ia “rrëmbeu” Kukësit për ta shndërruar në një kohë të shkurtër një xhevahir të çmuar. Po flasim për Peter Olayinkën, sulmuesi nigerian që më pas u shit për 1.1 milionë euro te Gent në Belgjikë, ndërsa hapin e madh e bëri në Çeki te Slavia e Pragës ku po bën sezonin e tretë.

Sulmuesi po zhvillon paraqitje pozitive duke ngjallur interesin e skuadrës së Bayer Leverkusen. Ndërkohë drejtuesit e Slavias së Pragës nuk dëshirojnë ta lëshojnë aq lehtë nga duart 25-vjeçarin, teksa kërkojnë një shifër prej 10 milionë eurosh, që përkon me 3-fishin e asaj që arkëtuan për ta sjellë në kryeqytetin e Çekisë. Nëse ky transferim përmbushet do të ishte një lajm i mirë edhe për Skënderbeun, që zotëron ende një pjesë të kartonit të tij dhe mund të mbushë kështu arkat.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayer leverkusen peter olayinka skenderbeu bayer leverkusen peter olayinka skenderbeu

Sondazh

Poll