Sport

Rasti Cisse, Tirana jep lajmin e madh për merkaton

8 Janar 2021, 13:17 Nga DOSJA
Rasti Cisse, Tirana jep lajmin e madh për merkaton

TIRANË-Tirana zgjidh ngërçin e bllokimit të merkatos dhe nga sot ka sërish të veprojë në këtë dritare transferimesh. Problematika e borxhit me Wayad Casablanca në lidhje me futbollistin Moktar Cisse është zgjidhur dhe FIFA ka vendosur të hapë sërish merkaton e bardhebluve. Tashmë Taulant Seferi shumë shpejt do të vendoset nën urdhrat e Nevil Dedes dhe me shumë gjasa edhe Ferhan Hasani.

Njoftimi i Tiranës:

KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht çështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cisse tirana cisse tirana

Sondazh

Poll