Aktualitet

‘Fryhet’ Vjosa, lumi rrezikon daljen nga shtrati pas reshjeve të shumta, evakuohen familjet e para

8 Janar 2021, 20:37 Nga DOSJA
‘Fryhet’ Vjosa, lumi rrezikon daljen nga shtrati pas reshjeve

VLORË– Lumi Vjosë sa vjen e fryhet dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Pamjet që sjell Dosja.al tregojnë gjendjen pranë lumit Vjosë, pranë urës së Mifolit ku niveli ka shkuar në nivelin 7.3 m thellësi.

Mësohet se pranë fshatit Fitore ka nisur evakuimi i banorëve të zonës të cilët ndihen nën kërcënimin e përmbytjes pas reshjeve të dendura.

E gjithë Shqipëria është nën pushtetin e ujit dy ditët e fundit. Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend.

Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumi vjose moti i keq ne shqiperi lumi vjose moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2021, 20:13

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka zbritur mbrëmjen e sotme në terren në Novoselë së bashku me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin ...