Aktualitet

Përmbytet Vlora, uji mbulon makinat, qytetarët bllokohen brenda shtëpive

8 Janar 2021, 18:50 Nga DOSJA
Përmbytet Vlora, uji mbulon makinat, qytetarët bllokohen brenda

VLORË- Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në qytetet e Shqipërisë, përfshirë dhe Vlorën.

Siç shihet në fotot e mëposhtme qyteti i Vlorës është përmbytur i tëri, ndërkohë që janë bllokuar nga uji dhe makinat. Siç shihet uji ka hyrë deri në katet e para të shtëpive duke bllokuar dhe qytetarët.

Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend. Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, Vjosa ka dalë nga shtrati i saj.  Lumi Drin dhe Ishëm kanë dalë nga shtrati ndërsa Osum po ashtu rrezikon nga shirat e dendur që kanë rënë gjatë natës e që vazhdojnë të bien.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll