Aktualitet

Akuzohet për vrasjen dhe copëtimin e çiftit Pasho , Elona ‘kyç gojën’ para gjykatës, prokurori nxjerr përgjimet

8 Janar 2021, 18:31 Nga DOSJA
Akuzohet për vrasjen dhe copëtimin e çiftit Pasho , Elona

ITALI– 36-vjeçarja Elona Kalesha ka dalë sot para gjykatës në Itali pasi u vu  në pranga  me akuzën e vrasjes dhe copëtimit të trupave të çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho nga Vlora.

Elona Kalesha qëndroi përsëri e heshtur duke mos pranuar që të japë asnjë dëshmi.

Në telefonatat me bashkëbiseduesit e saj, ajo tregon vëmendje për çdo gjurmë, të tilla si gjurmët e gishtërinjve, të cilat mund të kenë mbetur në valixheshkruajnë mediat italiane.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë.

Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar. Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, e cila është arrestuar që me 22 dhjetor.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona kalesha ne gjykate vrasja e ciftit pasho elona kalesha ne gjykate vrasja e ciftit pasho

Sondazh

Poll