Aktualitet

Pas Thethit bllokohet edhe Lëpusha nga dëbora, 4 rrugë bllokohen nga orteqet

8 Janar 2021, 19:14 Nga DOSJA
Pas Thethit bllokohet edhe Lëpusha nga dëbora, 4 rrugë bllokohen

SHKODËR– Është bllokuar nga dëbora aksi rrugor që lidh Lepushën me Shkodrën,. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në rrugë kanë rënë dhe mbi katër rrugë kanë rënë orteqe të mëdha të cilat kanë bllokuar kalimin e automjeteve dhe banorëve. Mësohet se qytetarët kanë bërë thirrje për ndërhyrje, por megjithatë rruga vijon të jetë e bllokuar.

Ndërkohë edhe Thethi është bllokuar që prej disa ditësh nga dëbora ndërkohë që qytetarët ditën e sotme kanë dalë në protestë, për të kërkuar një zgjidhje për situatën që është krijuar në vend.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë zonën e Kelmendit, me reshje dëborë dhe ere të fortë dhe për pasojë zonat e Vermoshit dhe Lepushës kanë probleme me lëvizjen e automjeteve dhe furnizimin me energji elektrike.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll