Aktualitet

“Strasburgu” shpëton Selami Simsek, i jep urdhër shtetit shqiptar: Turku të mos dëbohet deri në përfundim të gjyqit

8 Janar 2021, 17:58 Nga DOSJA
“Strasburgu” shpëton Selami Simsek, i jep urdhër shtetit

TIRANË– Gjykata e Strasburgut i ka dhënë urdhër të prerë shtetit shqiptar që të ndalojë procedurat e ekstradimit të turkut Selami Simsek drejt Turqisë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se masa e sigurimit të padisë iu është komunikuar palëve ditën e sotme.

Vendimi është marrë pas lëvizjeve që ka kryer avokati i Simsek, Elton Hyseni, i cili ka përcjellë për në Strasburg dëshmitë e turkut. Ky i fundit ka treguar se familjarët e tij janë dënuar për shkak se janë mbështetës të Fehtullah Gylen.

Pas shqyrtimit të kryer, Gjykata e Strasburgut, urdhëron autoritetet shqiptare që mos ta dëbojnë, derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore për Simsek.

Më herët, Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi. Edhe pse Simsek pretendon se i rrezikohet jeta në Turqi pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen, Gjykata nuk ka vendosur në favor të turkut.

Simsek është konsideruar nga Presidenti Recep Tayip Erdogan, si pjesë e gylenistëve që organizuan grushtin e shtetit në Turqi në korrik 2016. Ai u arrestua më 8 korrik të 2019-ës, për falsifikim dokumentash.

Simsek tentoi që të largohej drejt Kanadasë me dokumenta të falsifikuara nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestra pasaporta false. Së bashku me të u arrestua edhe mësuesi Harun Çelik, i cili u ekstradua drejt Turqisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi i selami simsek selami simsek strasburgu shpeton selami simsek ekstradimi i selami simsek selami simsek strasburgu shpeton selami simsek

Sondazh

Poll