Aktualitet

Tragjedia e 9 janarit/ SPAK refuzon shqyrtimin e çështjes, kthen në Vlorë dosjen. Familjarët kërkojnë drejtësi: Do çojm

8 Janar 2021, 19:48 Nga DOSJA
Tragjedia e 9 janarit/ SPAK refuzon shqyrtimin e çështjes, kthen

VLORË- Është rikthyer sërish në Gjykatën e Vlorës Dosja e tragjedisë së 9 janarit, të 2014 ku 28 persona humbë jetën si pasojë e mbytjes së një gomonie.

Dosja ka shkuar në Gjykatën e Vlorës pasi Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka refuzuar ta marrë në shqyrtim. Ky vendim është marrë vetëm një ditë para 17- vjetorit të tragjedisë. Sakaq në lidhje me këtë çështje kanë reaguar dhe familjarët e viktimave të cilët janë shprehur se SPAK ishte e vetmja shpresë për të zbardhur të vërtetën duke shtuar se kanë mbetur të zhgënyer nga çdo hallkë e organeve të drejtësisë, duke qenë se që prej 17 vitesh drejtësia nuk është vënë në vend.

Familjarët por dhe drejtuesit e shoqatës “9 janari” apelojnë që ttë zbardhet skema e plotë që solli humbjen e fëmijëve dhe të afërmve të tyre në ujërat e Otrantos.


“Ata na kanë dhënë përgjigje se e kemi refuzuar. Pavarësisht se dy herë e kena mbyll, dy herë e kemi hapur me anë të Gjykatës. Gjykata Apelit të Vlorës u ka thënë që të hetojë ngjarjen sepse nuk e kanë hetuar” – shprehet njëri nga familajrët për Oranews.

“Ne do ju bëjm padi këtyre se janë ata që skanë dashur që t’i shpëtojnë atë natë,ata persona që i lyen duart me gjak. Do të çojmë në padi ata persona që i çuan atje,  për të rrëzu ndoshta dhe pushtetin e asaj kohe. “- shprehet një tjetër.

Tragjedia e 9 janarit ndodhi në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. për fat të keq anija u mbyt dhe si 28 persona humbën jetën në mnëyrë tragjike. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra dhe  dhe të moshës nga 15 ne 33 vjeç.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 28 viktima nga tragjedia e 9 janarit spak 28 viktima nga tragjedia e 9 janarit spak

Sondazh

Poll