Aktualitet

Përmbytjet në vend nga moti i keq/ Cako: Jemi në kulmin e dimrit, presim që reshjet të shtohen

8 Janar 2021, 18:39 Nga DOSJA
Përmbytjet në vend nga moti i keq/ Cako: Jemi në kulmin e dimrit,

TIRANË- Drejtori i Emergjenca Civile Haki Cako, ka reaguar në lidhje me situatën që është krijuar në vendin tonë për shkak të përmbytjeve që kanë ardhur si pasojë e motit të keq. Në një intervistë që ka dhënë për mediat, Cako ka thënë se zonat më të prekura kanë qenë prefekturat e Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Fierit, ndërkohë ka shtuar se  agjencia kombëtare e mbrojtjes civile ka marrë masat dhe ka ndjekur hap pas hapi gjithë situatën. Po ashtu ai ka thënë se duke qenë se jemi në stinën e dimrit pritet që reshjet të shtohen.

“Janë ngritur dhe organizuar, mbledhje takime përkatëse të shtabeve të mbrojtjes civile, janë marrë masat përkatëse, është shtuar ndjeshëm prezenca e ujit në zonën e Shkodrës dhe të Lezhës. Jemi në kulmin e dimrit, reshjet kanë munguar për një kohë të caktuar, dhe pritshmëria për shtim të tyre është.”- ka thënë ai.

Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend. Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës. Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, Vjosa ka dalë nga shtrati i saj duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë, megjithatë nuk parashikohet që të shkaktojë  probleme të tjera. Lumi Drin dhe Ishëm kanë dalë nga shtrati ndërsa Osum po ashtu rrezikon nga shirat e dendur që kanë rënë gjatë natës e që vazhdojnë të bien.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll