Bota

Hetuest federal: Trump do të mbajë përgjegjësi për protestën në Capitol Hill

8 Janar 2021, 19:09 Nga DOSJA
Hetuest federal: Trump do të mbajë përgjegjësi për

SHBA- Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump mund të përballet me akuza penale për rolin e tij në inkurajimin e trazirave në ndërtesën e Kapitolit të SHBA. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se prokurorët janë duke parë ‘të gjithë aktorët’ e përfshirë në trazira. Në lidhje me pjesën që Trump ka në protestë, Prokurori i ShBA-së në Uashington Michael Sherwin tha se janë duke i parë të gjithë personat që kanë patur rol në protestë.

“Nuk dua të tingëlloj si një rekord i thyer. Ne po shohim të gjithë aktorët këtu. ‘Kushdo që ka pasur një rol dhe ku provat përshtaten me një krim,” tha ai.

Dy ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump michael sherwin protesta ne shba donald trump michael sherwin protesta ne shba

Sondazh

Poll