Bota

Seanca në Hagë/ Nasim Haradinaj nuk pranon të dalë para ‘Speciales’ (ARSYEJA)

8 Janar 2021, 15:23 Nga DOSJA
Seanca në Hagë/ Nasim Haradinaj nuk pranon të dalë para

KOSOVË– Nasim Haradinaj nuk ka pranuar që të paraqitet për vetdeklarimin e tij për fajësinë apo pafajësinë e tij, në sencën që është zhvilluar ditën e sotme në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykatësi i procedurës paraprake, ndërkohë që avokati i tij ka thënë se Haradinaj nuk dëshiron të marrë pjesë dhe kjo si pas tij është një shenjë proteste për mënyrën se si është trajtuar.

“Nasim Haradinaj s’merr pjesë në seancë në shenjë proteste për trajtimin në Speciale” ka thënë ai sipas mediave kosovare.

Më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage nasim haradinaj kosova ne hage nasim haradinaj

Sondazh

Poll