Bota

Tensionet Greqi-Turqi/ Ministri i Jashtëm turk: Dendias është një mik shumë i afërt i imi, kemi në plan të takohemi shum

8 Janar 2021, 18:05 Nga DOSJA
Tensionet Greqi-Turqi/ Ministri i Jashtëm turk: Dendias është

TURQI- Tensionet Turqi-Greqi duke se po zbuten dhe po marrin një rrugëzgjidhje. Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu pas bisedës telefonike që bëri me homologun e tij grek, Nikos Dendias tha se është hapur një dritare e mirë për të zgjidhur problemet mes palëve. Ai deklaroi se ka në plan që të takohet së shpejti me Dendias për t’i hapur rrugë dialogut. Më tej ai e cilësoi Dendias si një mik të mirë të tijin .

“Tani për tani, ka një dritare mundësish për një dialog më të mirë me Greqinë. Dhe ne kemi në plan të takohemi në javët e ardhshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili është gjithashtu një mik i imi shumë i mirë,” tha ministri i Jashtëm turk.

Tensionet kohët e fundit në Mesdheun Lindor janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimeve të energjisë. Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon. Por, këto kërkime kanë shkaktuar tensione me Greqinë, të cilët e kanë marrë si provokimin veprimin e Turqisë. Ndërkohë nga ana tjerët në krah Greqisë i ka dalë BE-ja, e cila ka paralajmëruar dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë në rast se nuk tërhiqet.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni konflikti greqi-turqi mevlüt çavuşoğlu niko dendias konflikti greqi-turqi mevlüt çavuşoğlu niko dendias

Sondazh

Poll