Bota

Ngrihen nga pista në të njëjtën kohë, përplasen dy avionë në Rusi, humbin jetën 3 persona

8 Janar 2021, 17:13 Nga DOSJA
Ngrihen nga pista në të njëjtën kohë, përplasen dy

RUSI- Dy avionë të vegjël janë përplasur ditën e sotme në Rusi. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se e gjithë ngjarja ka ndodhur për 2 minuta.

Përplasja e avionëve ka ndodhur në fshatin Gostilitsa afër Shën Pjetërburgut  në Rusi. Avionët që u përplasën janë Cessna dhe Piper, të cilët u ngritën nga pista 1 minutë pas njëri-tjetrit.  Piloti i avionit Piper i cili kishte brenda dhe dy pasagjerë humbi kontrollim dhe goditi avionin Cessna, i cili ishte vetëm me pilotin brenda.

Avioni Piper u rrëzua menjëherë duke lënë të vdekur të gjithë personat në të, ndërsa piloti i avionit Cessna, arriti që ta ulte me atë me kujdes. Pas uljes ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Autoritetet kopetente për këtë në Rusi thanë se arsyeja e përplasjes mund të ketë qenë një gabim i piloti ose një problem teknik.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cessna gostilitsa perplasen 2 avione ne rusi piper cessna gostilitsa perplasen 2 avione ne rusi piper

Sondazh

Poll