Bota

Zhduket 17-vjeçarja në Greqi, babai i saj: Ndoshta është larguar me një burrë të moshuar që dashuronte

8 Janar 2021, 15:30 Nga DOSJA
Zhduket 17-vjeçarja në Greqi, babai i saj: Ndoshta është

GREQI– Një 17 vjeçare është zhdukur në Greqi, dhe prej ditës së djeshme familjarët nuk dinë asgjë për të.

Autoritetet e policisë në Kretë janë informuar lidhur me zhdukjen e adoleshentes dhe kanë ngritur pikat e  hetimit.  Sipas mediave greke, vajza quhet Maya Papadopoulou.

Babai i studentes, ka pretenduar se vajza e tij është zhdukur teksa kishte dalë të bënte një shëtitje, dhe dyshon se ajo është larguar me një të moshuar që vajza donte.

“Maya jonë është zhdukur që nga dje në mesditë kur na tha se do të dilte për një shëtitje në qendër të Heraklion. Pastaj ajo fiku telefonin e saj dhe që prej asaj kohe është zhdukur. Kam disa dyshime sepse e di që ajo ka rënë në dashuri me një burrë të madh dhe dyshoje se mund të jetë me të. Unë kisha disa mosmarrëveshje me Maya për këtë marrëdhënie dhe nuk më pëlqyen kushtet në të cilat jeton ky njeri. Unë i bëj thirrje kujtdo që e ka parë diku të na kontaktojë ne dhe policinë. Ajo nuk ka marrë rroba dhe para dhe nuk e di në çfarë gjendje është ” thotë babai i studentes së mitur.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni humb 17 vjecarja ne greqi humb 17 vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll