Bota

“Situata është e rrezikshme”/ Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA: Duhet të ndalojmë Trump që të fillojë

8 Janar 2021, 17:30 Nga DOSJA
“Situata është e rrezikshme”/ Kryetarja e Dhomës

SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi është duke u përpjekur të bllokojë Donald Trump që të jetë në gjendje të urdhërojë ndonjë sulm bërthamor në ditet e fundit të presidencës së tij.

Në një deklaratë ajo tha se po eksploron të gjitha masat paraprake që mund të marrë për të bllokuar Trump që të ketë akses në armët bërthamore. Ajo tha se ka folur me Shefin e Shtabit në SHBA, Mark Milley për të parandaluar veprime të tilla që vijnë nga një President i paqendrueshëm.

 “Situata e Presidentit të papenguar nuk mund të jetë më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin Amerikan nga sulmi i tij i paekuilibruar ndaj vendit tonë dhe demokracisë sonë. Këtë mëngjes fola me kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit Mark Milley për të diskutuar masat paraprake në dispozicion për të parandaluar një President të paqëndrueshëm të fillojë armiqësi ushtarake ose të ketë qasje në kodet e nisjes dhe të urdhërojë një sulm bërthamor,” tha ajo.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump mark milley nancy pelosi donald trump mark milley nancy pelosi

Sondazh

Poll