Bota

Vdekja e oficerit në Capitol Hill/ Guvernatori i Virxhinias: Është një tragjedi, personat pergjegjës do të marrim dënimin

8 Janar 2021, 18:48 Nga DOSJA
Vdekja e oficerit në Capitol Hill/ Guvernatori i Virxhinias:

SHBA- Vdekja e oficerit të policisë për shkak të plagëve të shumta që mori në protestën në Capitol Hill ka ngritur departamentin e policisë së Virxhinias në këmbë. Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar edhe Guvernatori Ralph Northam. Në një deklaratë ai ka thënë se vdekja e oficerit Brian D. Sicknick është një tragjedi e madhe dhe se të gjithë personat përgjegjës do të marrin dënimin që meritojnë.

Deklarata e plotë:

“Unë dhe Pam jemi shumë të pikëlluar për vdekjen e oficerit të policisë së Capitolit dhe të Shteteve të Bashkuara Brian D. Sicknick, një banor i Virxhinias Veriore. Oficeri Sicknick vdiq si rezultat i dëmtimeve të marra gjatë kryengritjes në Capitol të Mërkurën. Ai ishte 42 vjeç dhe një veteran ushtarak i cili kishte shërbyer në Policinë e Capitolit të Shteteve të Bashkuara për 12 vjet. Oficeri Sicknick u vra ndërsa bënte punën e tij duke mbrojtur ata që ishin bllokuar në ndërtesën e Capitolit mes një sulmi të dhunshëm ndaj demokracisë sonë. Vdekja e tij është një tragjedi dhe personat përgjegjës duhet të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit. Lutjet e mia dhe të të gjithë Komonuelthit shkojnë te familja e tij, të dashurit e tij dhe kolegët e tij oficerë që punojnë çdo ditë për të mbrojtur vendin e demokracisë amerikane nga ata që do të kërkonin ta shkatërronin atë,” tha ai.

Dy ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brian d. sicknick protesta ne shba ralph northam brian d. sicknick protesta ne shba ralph northam

Sondazh

Poll