Bota

“Gropa e madhe para spitalit Covid në Napoli”/ Guvernatori Vincenzo De Luca: Do të bëjmë një studim, rrëshkitja ishte

8 Janar 2021, 16:44 Nga DOSJA
“Gropa e madhe para spitalit Covid në Napoli”/ Guvernatori

ITALI- Rrëshkitja e një parkimi para spitalit Covid në Napoli ka bërë që të mbklidhen ekipet e emergjancave  në Itali. Në vendngjarje ka shkuar edhe Guvernatori i Napolit, Vincenzo De Luca ku ka thënë se do të nisin të bëjnë një studim gjeologjik të gjithë zonës për të parë se si janë shtresat e tjera të ndërtesave, në mënyrë që mos të përsëritet e njëjta gjë. Më tej ai tha se spitali Covid me “gropën gjigande” që është krijuar para tij nuk ka asnjë lidhje dhe se shkaku për rrënimin e parkimin ishte një problem hidrogjeologjik.

“Një park makinash që është shembur, shyqyr që nuk ka shkaktuar dëme as nga pikëpamja e inxhinierisë së impiantit dhe për fat të mirë, as të jetës njerëzore. Tani sigurisht që duhet të bëjmë një studim gjeologjik dhe të shohim se si jemi në pjesë të tjera të territorit. Por struktura nuk ka asnjë lidhje me të, ky spital është projektuar 15-20 vjet më parë. Ne e gjetëm këtu me strukturën në mes. Ne e kemi përfunduar atë. Ishte një problem hidrogjeologjik, ne e pranojmë atë,” tha ai.

Parkingu para spitalit Covid në Napoli ra ditën e sotme. Fatmirësisht në momentin e çarjes së tokës që krijoi edhe një gropë të madhë në parking nuk ishte njeri dhe se janë raportuar vetëm dëme materiale.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rreshkitja e parkimit ne napoli vincenzo de luca rreshkitja e parkimit ne napoli vincenzo de luca

Sondazh

Poll