Politike

ME VIDEO/ Pamjet nga Greqia, Rama shoqërohet nga makinat e zeza dhe motorët, momenti kur futet në rezidencën e Dendias

8 Janar 2021, 14:02 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Pamjet nga Greqia, Rama shoqërohet nga makinat e zeza dhe

GREQI– Sot ka nisur vizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Greqi. Dosja.al mëson se rrugës së kthimit nga vizita zyrtare në Ankara, Rama ka bërë bërë një ndalesë në Athinë, për të drekuar në shtëpinë e homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Por më përpara, shefi i qeverisë shqiptare është takuar për më shumë se një orë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias. Pas këtij takimi nuk kishte deklarata nga asnjëra palë se çfarë u diskutua mirëpo në rrjet qarkulluan disa foto dhe video nga momenti kur Rama shkon në rezidencë.

Sipas burimeve diplomatike greke, në këtë takim është shqyrtuar e gjithë axhenda e marrëdhënieve dypalëshe, procesi i integrimit europian të Shqipërisë, si dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Sot kryeministri ndodhet në Greqi, ku pas takimit me kryediplomatin Dendias do të ‘ulet’ në një darkë pune me homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis. Disa ditë më parë, Dosja.al e raportoi e para udhëtimin e Ramës në Athinë, menjëherë pas vizitës dy-ditore në Ankara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne greqi 8 janar 2021 nikos dendias edi rama ne greqi 8 janar 2021 nikos dendias

Sondazh

Poll