Bota

FOTO/ Shën Valentini pjesë e fushatës politike në Kosovë, aktivistët e LVV-së dhe LDK-së bëjnë thirrje me zemra

8 Janar 2021, 11:44 Nga DOSJA
FOTO/ Shën Valentini pjesë e fushatës politike në

KOSOVË-Data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë është vendosur në ditën e të dashuruarve. Sipas mediave të Kosovës, edhe pse këto dy ditë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, aktivistët të partive politike kanë bërë një lidhje mes dy ngjarjeve.

Ende pa filluar fushata, aktivistë në rrjete sociale kanë shpërndarë thirrje ku nuk kanë munguar dhe zemrat dhe simbolet e tjera identifikuese të festës së të dashuruarve. Ndërkohë, që ditën e djeshme dy simbole të tilla janë shpërndarë në rrjete sociale nga aktivistë të LVV-së dhe LDK-së.

Më 6 janar, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani shpalli zgjedhjet e parakohshme për 14 shkurt. Osmani, po ashtu, përmes një dekreti shpërndau edhe Kuvendin e Kosovës.  Gjykata Kushtetuese ka deklaruar më 21 dhjetor se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, për shkak se nuk kishte pasur votat e nevojshme prej 61 sa kërkohen për t’u zgjedhur një qeveri. Kjo pasi, për këtë qeveri kishte votuar Etem Arifi, vota e të cilit u shpall e pavlefshme sepse ndaj tij kishte një aktgjykim të formës së prerë për dënim prej më shumë se një viti burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove

Sondazh

Poll