Bota

FOTO/ Shpërthim në parkingun e spitalit, shumë pranë qëndrës ku trajtohen pacientët me COVID, Guvernatori i Napolit: Do t

8 Janar 2021, 08:55 Nga DOSJA
FOTO/ Shpërthim në parkingun e spitalit, shumë pranë

ITALI- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Napolit ditën e sotme, ku si pasojë u krijua një grope gati 20m e thellë. Shpërthimi ka ndodhur në parkingun e Ospedale del Mare, në periferi lindore të Napolit. Mendohet se shkaku mund të ketë qënë sistemi i ajrimit. Incidenti ndodhi larg qendrës Covid dhe rreth njëqind metra nga ndërtesa e parë e spitalit.

Fatmirësisht nuk ka të plagosur por vetëm dëme materiale pasi disa makina të parkuara aty pranë përfunduan në humnerën e krijuar. Karabinierët dhe zjarrfikësit janë të pranishëm në vend, ata për momentin kanë përjashtuar mundësinë e një shpërthimi të qëllimshëm.

Është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në të gjithë Ospedale del Mare por po përdoren gjeneratorët të cilët garantojnë funksionimin e plotë të strukturës. Sa më shpejt të jetë e mundur, ASL Napoli 1 Centro do të mbyllë përkohësisht Rezidencën Covid për shkak të pamundësisë së garantimit të ujit të nxehtë dhe energjisë elektrike.

Guvernatori Vincenzo De Luca, kreu një inspektim, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i ASL Napoli 1, Ciro Verdoliva. Ai tha se ky ishte një problem hidrogjeologjik dhe se do të kryhen të gjitha inspektimet e nevojshme për të zbardhur ngjarjen.

(I.A;D.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni rreshkirtja e parkimit ne napoli vincenzo de luca rreshkirtja e parkimit ne napoli vincenzo de luca

Sondazh

Poll