Bota

Lirohet Abu Bakar Ba’asyir, kleriku radikal i lidhur me bombardimet në Bali

8 Janar 2021, 10:10 Nga DOSJA
Lirohet Abu Bakar Ba’asyir, kleriku radikal i lidhur me bombardimet

INDONEZI– Abu Bakar Ba’asyir u mor nga familja e tij nga një burg jashtë kryeqytetit të Indonezisë Xhakarta herët të Premten. 82-vjeçari është ish-kreu i Jemaah Islamiah, një grup i frymëzuar nga al-Kaeda pas sulmit që vrau 202 njerëz. Lirimi ka sjellë reagime të ndryshme në Indonezi, si dhe Australi, nga kishin ardhur shumica e viktimave.

Njerëz nga 21 kombe vdiqën në shpërthimet më 12 tetor 2002 në ishullin popullor të pushimeve Bali. Të dy bombat shpërthyen nëpër Bar Paddy’s Irish dhe Klubin Sari aty pranë në rrethin turistik Kuta. Mbetet edhe sot sulmi më vdekjeprurës terrorist i Indonezisë.

Ai ishte dënuar me 15 vjet burg në 2011 për mbështetjen e trajnimit të militantëve në provincën konservatore Aceh, por dënimi I tij u shkurtua për shkak të sjelljes së mirë. Më parë Ba’asyir ishte burgosur në 2005 për komplot rreth bombardimeve në Bali, por kjo kërkesë u anullua në apel.

Ba’asyir ishte komandant i Jemaah Islamiah (JI), grupit militant islamik, në kohën e bombardimeve në Bali. Disa e përshkruajnë klerikun si “truri” pas shpërthimeve, por roli i tij i saktë mbetet i paqartë. Ai gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje në terrorizëm.

Sidney Jones, drejtor i Institutit për Analizën e Politikave të Konfliktit në Xhakartë, tha se vendimet operacionale drejtoheshin nga dikush tjetër në JI por Ba’asyir do të kishte dhënë një dritë jeshile de-facto. Dr Jones i tha BBC se nuk mendonte se lirimi i Ba’asyir do të kishte një ndikim të madh në rrezikun e dhunës në Indonezi. Kjo është pjesërisht për shkak të ndikimit të tij në rënie, por edhe ndryshimit në mënyrën se si veprojnë ekstremistët sot, shtoi ajo.

“Ai nuk e planifikoi atë. Por ai është personi që mund ta ndalonte nëse thoshte jo.”– tha Sidney Jones.

Pas sulmeve në Bali, Indonezia, e mbështetur nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara ngriti një njësi elite anti-terroriste që dobësoi JI.

Në vitin 2008 tre burra u ekzekutuan për rolin e tyre në bombardime, dhe disa të tjerë ose u burgosën ose u vranë nga forcat e sigurisë. Ba’asyir raportohet të ketë premtuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik në 2014 ndërsa ishte në burg. Kreu i agjencisë anti-terrorizëm të Indonezisë Eddy Hartono ka thënë se oktogjenari do t’i nënshtrohet një programi deradikalizimi.

“Ne shpresojmë që Abu Bakar Bashir pasi ai të jetë i lirë mund të japë predikime paqësore dhe qetësuese”,– tha Eddy Hartono.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indonezi lirohet abu bakar ba'asyir indonezi lirohet abu bakar ba'asyir

Sondazh

Poll