Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitet për të kaluar pushtetin me paqe, zyrtarëve iu dërgohen letra për të dhënë dorëheqje

8 Janar 2021, 09:45 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë përgatitet për të kaluar pushtetin me

SHBA-Shtëpia e Bardhë po përgatitet për tranzicionin në 20 janar. Sipas mediave të huaja , zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Chris Liddell, iu ka dërguar ditën e sotme  një letër të gjithë anëtarëve të Kabinetit dhe i ka këshilluar të emëruarit politikë të përgatiten të japin dorëheqjen më 20 janar si pjesë e tranzicionit të pushtetit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

“Ndërsa përgatitemi për një tranzicion të pushtetit, ne duhet të marrim masat e duhura për të siguruar që kjo të bëhet në një mënyrë të rregullt. Tradicionalisht, të Emëruarve të Presidentit në pozicione jo-mandate u është kërkuar të paraqesin letra zyrtare të dorëheqjes. Në përputhje me këtë praktikë të kaluar, të gjithë të Emëruarit e Presidentit duhet t’i paraqesin një letër dorëheqje Presidentit Donald J. Trump me një datë nisje jo më vonë se ora 12:00 e datës 20 janar 2021“, thuhet në letrën e dërguar nga zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Kongresi amerikan u përfshi nga protesta dy ditë më parë nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump, teksa po mbahej seanca për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Trazirat detyruan Kongresin të ndërpriste punimet që do të certifikonin fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Ndërsa, ditën e djeshme,  Kongresi arriti të çertifikonte rezultatin e zgjedhjeve dhe të njihte fitoren e Joe Biden si President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër, Presidenti në detyrë Donald Trump reagoi duke thënë se tranzicioni i pushtetit do të bëhet paqësisht.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba traziconi politik ne shba joe biden shba traziconi politik ne shba

Sondazh

Poll