Bota

Joe Biden kritikon protestat e dhunshme në vend: Një prej ditëve më të errëta në historinë e SHBA-së

8 Janar 2021, 09:20 Nga DOSJA
Joe Biden kritikon protestat e dhunshme në vend: Një prej ditëve

SHBA-Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden ka reaguar për protestat e dhunshme të zhvilluara dy ditë më parë në SHBA. Ai ka kritikuar Donald Trump dhe i ka përshkruar protestën si një nga ditët më të errët në historinë e vendit.

Ai ndërmori një sulm ndaj institucioneve të demokracisë sonë që prej fillimit. Sulmi në Kongres ishte një nga ditët më të errëta të historisë sonë si shtet”-ka thënë ai.

Gjithashtu, Biden ka kritikuar dhe autoritetet se iu janë përgjigjur protestuesve që hynë në ndërtesën e Kongresit shumë më qetë sesa protestuesve të Lëvizjes Black Lives Matter

“Askush nuk mund të thotë se nëse do të kishte qenë grupi i Black Lives Matter që protestonin dje ata do të ishin trajtuar shumë, shumë më ndryshe sesa turma e banditëve që sulmuan Kongresin. Ne të gjithë e dimë se kjo është e vërtetë dhe është gjë e papranueshme”, tha Biden.

Dy ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden kolegji zgjedhor shba trazira per zgjedhjen ne shba donald trump joe biden kolegji zgjedhor shba trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll