Bota

Dy “fytyrat” e motit: Temperatura të larta në Greqi, stuhi në vendet e tjera të Evropës

8 Janar 2021, 11:15 Nga DOSJA
Dy “fytyrat” e motit: Temperatura të larta në Greqi, stuhi

EUROPË– Temperatura jashtëzakonisht të larta për sezonin dimëror, deri në 15 ° Celsius mbi normalen, priten në Greqi këtë fundjavë, sipas të Observatorit Kombëtar Meteorologjik të Athinës. Parashikohet një ndryshim ekstrem i motit në Evropë në përgjithësi, pasi masat e nxehta të ajrit nga Afrika do të mbulojnë Mesdheun Qendror dhe Lindor raporton CNN Greece.

Por nga ana tjetër stuhia Filomena do të sjellë reshje shiu dhe dëbore në pjesën më të madhe të rajonit mesdhetar perëndimor deri më 10 janar. Zonat e prekura përfshijnë Spanjën veriore dhe lindore,  Italinë Qendrore, Francën. Që nga mbrëmja e 7 Janarit, bora po bie nëpër pjesë të Spanjës lindore-qendrore ndërsa . Modelet e parashikimit tregojnë se këto grupe shiu dhe dëbore do të vazhdojnë në të gjithë rajonin gjatë orëve të ardhshme sipas Euroweeklynews.

Gjithashtu në vendin tonë situata me përmbytjet në vend është paralajmëruar për disa ditë me radhë nga ana e Institutit të Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Reshjet e dendura te shiut po vijojne me intensitet të lartë pothuajse në të gjitha qarqet e vendit, duke rrezikuar daljen e lumenjve nga shtrati. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit  në vendin tonë, ku sipas IGJEUM, moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë gjithë ditës së sotme me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 11°C, ndërsa era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota stuhia ne europe stuhia ne europe

Sondazh

Poll