Bota

Mitsotakis: Vaksinimi ditor do të rritet afërsisht në 8,000 doza

8 Janar 2021, 09:30 Nga DOSJA
Mitsotakis: Vaksinimi ditor do të rritet afërsisht në 8,000 doza

GREQI– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalës së tij hyrëse në takimin për COVID-19, deklaroi se vaksinimi në vend po përparon me një ritëm të kënaqshëm, në mënyrë të sigurt , transparente dhe më e rëndësishmja pa gabime deri më tani raporton CNN.

“Nga fillimi, ne ramë dakord që parimet tona të planifikimit ishin të trefishta: siguria në zhvillimin e strukturave dhe procedurave të vaksinimit, transparenca e plotë dhe përgjegjësia për vaksinat dhe grupet përparësore, dhe pastaj shpejtësia. Shkalla ditore e vaksinimit do të rritet nga rreth 5,000 në ditë në rreth 8,000, ndoshta pak më shumë.”– u shpreh Mitsotakis.

Ai nënvizoi më tej se përparësia e vendosur nga komiteti i vaksinimit ishte i qartë: vaksinimi i punonjësve shëndetësorë në spitalet publike dhe private dhe natyrisht punonjësit dhe vizitorët në strukturat publike dhe private për kujdesin dhe mikpritjen e të moshuarve.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksinimi ne greqi vaksinimi ne greqi

Sondazh

Poll