Sport

Bllokimi i merkatos: Tirana “viktimë” e Cise, duhet të paguajë, ose të negociojë me Kazablankan

8 Janar 2021, 11:27 Nga DOSJA
Bllokimi i merkatos: Tirana “viktimë” e Cise, duhet të

TIRANE – Bllokimi i merkatos së Tiranës nga FIFA ka krijuar befasi dhe kthyer një temë diskutimi në mjediset e futbollit shqiptar. Kjo është diskutuar edhe në emisionin “Pressing” në “ABC News” nga gazetarët Endi Tufa dhe Eno Skarço, të cilët kanë shpjeguar gjithë historinë me futbollistin Moktar Cise, prej të cilit edhe kampionët në fuqi të vendit e kanë pësuar.

“Bëhet fjalë për një lojtar që ishte te Tirana në sezonin 2016/2017. Ka patur një problem me klubin e mëparshëm sa i përket rrogave, Tirana është palë e tretë në këtë çështje. FIFA i ka dhënë të drejtë lojtarit për pagat, por nuk ka patur të drejtë të luante me asnjë ekip tjetër.

Klubi i Tiranës nuk ka bërë shkelje, është përballur edhe në gjyq me Vijdad Kasablanka dhe ka humbur në CAS. Në këtë çështje Tirana kalon si palë përfituese, FIFA konsideron klubin që merr shërbimin e lojtarit si përfituese. Prandaj tani detyrohet Tirana të paguajë shumën e 320 mijë eurove, bashkë me kamatëvonesat. Pak a shumë si Partizani me Çinarin. Tirana do të duhet të paguajë brenda dy javësh”, ka deklaruar gazetari Endi Tufa në përpjekje për të sqaruar të ashtuquajturën “çështja Cise” te kampi bardheblu.

Aktualisht pagesa, ose një marrëveshje për shlyerjen me këste të Vijdad Kasablanka, do të hapte merkaton e Tiranës, që e shikon të domosdoshme të përforcohen gjatë janarit. Alternativë të tretë vështirë se mund të gjendet.

“Hapi i parë ishte vendosja e kontaktit me Kazablanka. Ka qenë një mbledhje që ka zgjatur 9 orë, në tentativë për ta zgjidhur këtë gjë, me një marrëveshje mes klubeve. Bëhet fjalë, për ta paguar me këste këtë shumë. Presidenti Halili më ka thënë që është i gatshëm të paguajë shumën, për t’iu dedikuar më pas merkatos, pasi Tirana i ka gati afrimet.

Një qendërmbrojtës që do zëvendësonte Vangjelin. Ky i fundit ka probleme familjare dhe mund të mos jetë më në dispozicion të skuadrës. Trajneri Dede më tha që jemi duke tentuar të përforcohemi në çdo repart, emrat i kemi gati. Te Tirana shpresonin që dënimi të vinte në shtator,”- ka vijuar fjalën e tij gazetari Enoi Skarço, për ta mbyllur këtë çështje në krijuar te kampionët në fuqi të Tiranës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampionet ne fuqi presidenti halili skuadra bardheblu e kryeqytetit tirana kampionet ne fuqi presidenti halili skuadra bardheblu e kryeqytetit tirana

Sondazh

Poll