Sport

“Ka shumë anë të errëta”,vetëm tre makina në testamentin e Maradonës, djali i legjendës udhëton në Argjentinë: Dy

7 Janar 2021, 17:00 Nga DOSJA
“Ka shumë anë të errëta”,vetëm tre makina

ARGJENTINË-Ende ekziston një mister i madh për trashëgiminë e Diego Armando Maradonës, pas fjalëve të  Sebastian Baglietto, i emëruar administrator i trashëgimisë së Pibe de Oro. “Trashëgimia më e bukur e Maradonës? Gëzimi që ai i dha botës”, deklaroi ai disa ditë më parë. Dhe mbase edhe e vetmja, duke pasur parasysh që, sipas asaj që u bë e ditur nga avokati Matias Morla, ish-kapiteni i Napolit ka lënë vetëm tre makina në testamentin e tij. Me bagazhet tashmë të paketuara dhe fluturimin të konfirmuar, Diego Armando Maradona Jr është gati të niset për në Argjentinë ditën e shtunë dhe të sqarojë çështjen.

“Qëllimi kryesor i udhëtimit është t’i them lamtumirë babait – tha ai në një intervistë për Mattinon – dhe t’i jepja një puthje, pasi unë nuk isha i pranishëm në varrimin e tij”. Por djali i Maradonës gjithashtu dëshiron të bëjë një vlerësim të situatës me vëllezërit dhe motrat e tij. “Unë kam një avokat në Argjentinë, Luis Enrique Rey, me të cilin flas deri pesë herë në ditë. Kam besim të plotë tek ai dhe ai është i vetmi që po e shikon situatën time nga pikëpamja ligjore: Edhe unë u befasova nga fakti që deri më tani avokati Morla ka deklaruar vetëm tre vetura si pjesë e pasurisë së babait. Ka shumë anë të errëta, dua ta shoh qartë “.

Secili prej fëmijëve të Pibe de Oro-s ka përfaqësuesin e tij ligjor, një zgjedhje e përbashkët. “Babai ndonjëherë më fliste për vdekjen ai gjithmonë thoshte se do të linte gjithçka për ne fëmijëve”. Për këtë arsye, fakti që Baglietto pretendon se nuk ka vullnet, tingëllon shumë e çuditshme për Diego Jr. “Për mua del e kundërta”. Udhëtimi në Argjentinë duhet gjithashtu ta sqarojë këtë: “Unë kam ndërmend të kuptoj pse Morla nuk i nxjerr letrat “. “A duket e mundur që babai të ketë vetëm tre makina?”, Përfundoi ai.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona maradona jr maradona maradona jr

Sondazh

Poll