Sport

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter shtrohet në spital, vajza e tij njofton për shëndetin e 84-vjeçarit

8 Janar 2021, 11:25 Nga DOSJA
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter shtrohet në spital, vajza e tij

ZVICËR-Ish presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter po kalon momente të vështira. Gjëndja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe sëfundmi ai është shtruar në një spital në Zvicër, por gjithsesi rrezikun për jetën e ka kaluar. 84-vjeçari kaloi para disa kohësh koronavirusin ndërsa gjendjen e ish-kreut të FIFA-s e jep vajza Blatter.

‘Babai im është në spital. Ai po bëhet më mirë çdo ditë. Por ai ka nevojë për kohë dhe pushim, ‘tha vajza Corinne Blatter Andenmatten, sipas gazetës zvicerane Blick. ‘Në emër të familjes time unë kërkoj privatësi.’

Ai drejtoi futbollin botëror për 17 vite (1998-2015). Largimi i tij ishte “agresiv” pasi u pretendua se kishte bërë një pagesë prej 1.6 milionë paund ndaj presidentit të kohës të UEFA-s, Mishel Platini, i cili do të shërbente si konsulent dhe ky rast u konsiderua si skandal.

Hetimet dhe vendimi pasues i mbështetur nga Gjykata e Arbitrazhit për Sportin e ndaloi atë nga çdo veprimtari futbolli për gjashtë vjet pas zbulimit të korrupsionit të përhapur në FIFA nën administrimin e tij. Platini dhe Blatter kanë mohuar vazhdimisht të kenë bërë korrupsion.Apeli i Blatter kundër vendimit të CAS për ndalimin e tij në futboll u refuzua në 2016.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport blatter fifa blatter fifa

Sondazh

Poll