Sport

I dha fund mardhënies me Melissa Sattën, Boateng i dedikon “miqësinë e ëmbël” partneres së futbollistit të Milanit

7 Janar 2021, 18:41 Nga DOSJA
I dha fund mardhënies me Melissa Sattën, Boateng i dedikon

ITALI-Kevin-Prince Boateng është përsëri beqar, historia e tij me Melissa Satta ka përfunduar, me dyshen që e kanë njoftuar edhe në rrjetet e tyre sociale. Marrëdhënia mes tyre do të mbetet, pasi në jetë kanë sjellur edhe një fëmijë, bëhet fjalë për djalin e tyre Maddox, por secili do të bëjë jetën e tij me një person tjetër. Boateng duket se e ka gjetur te Zoe Cristofoli, por është për të ardhur keq që ish-partnerja e Fabrizio Corona-s aktualisht është me mbrojtësin e Milanit Theo Hernandez.

E përjavshmja ‘Oggi’ thekson se Kevin-Prince Boateng, “ka ndërtuar muajt e fundit një miqësi të bukur dhe të ëmbël me Zoe Cristofoli, e fejuara e mbrojtësit të Milanit Theo Hernandez”. Se çfarë ka mes të dyve, megjithatë, nuk specifikohet, edhe pse nënkuptohet se miqësia e ëmbël mund të përfshijë ndjenja të tjera.

Duke marrë parasysh dhe analizuar profilin e saj në Instagram, është e vështirë për të që të ndërpresë marrëdhënien me Theon, duke pasur parasysh fotot e shumta që i portretizojnë ata të lumtur dhe të dashuruar. Mënyrat e thashethemeve, megjithatë, janë të pafundme, kështu që Hernandez do të bënte mirë të ishte i kujdesshëm ndaj… Boa-s.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boateng theo hernandez zoe cristofoli boateng theo hernandez zoe cristofoli

Sondazh

Poll